Google search engine
Home Aktualitet ‘Të vrarë, të plagosur, 30 familje të larguara jashtë vendit”, Artan Hoxha...

‘Të vrarë, të plagosur, 30 familje të larguara jashtë vendit”, Artan Hoxha nxjerr detajet për Orges Bilbilin dhe jep paralajmërimin: “Kampionati” vazhdon…

0
341

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka nxjerr disa detaje si i  arrestuari i pak ditëve më parë Orges Bilbili ka arritur ti shpëtojë Policisë, duke thënë se seria e vrasjeve vazhdon.

30-vjeçari nga Lushnja i akuzuar për vrasje mbeti i plagosur pasi tentoi të ngrinte armën ndaj një efektivi policie jetonte në një apartament në rrugën “Sitki Çiço” me qira prej disa muajsh.

Bilbili ka arritur t’u shpëtojë 14 operacioneve policore që janë ndërmarrë për arrestimin e tij. Ai akuzohet për një vrasje të dyfishtë dhe ishte në listën e personave të kërkuar nga Policia shqiptare i dënuar në mungesë me 7.4 vjet heqje lirie.Bilbili akuzohet për vrasjen në vitin 2017 të shtetasve Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, të cilët njihen si miqtë e ngushtë të Xhulio Shkurtit, djali i vëllait të Aldo Bares (Alfred Shkurtit).

Postimi i Hoxhës:

Kronika e nje bilanci te paralajmeruar.
Te vrare, te plagosur, nje qytet i tere i terrorizuar, 30 familja te larguar jashte vendit per te perfituar statusin e azilantit pasi u rrezikohej seriozisht jeta per te qene viktimat e radhes, dhjetera operacione te forcave speciale te deshtuara dhe dekonspiruara…

11 tetor, 2017
Vriten Jurgen Hoxha 22 vjec, Zamir Latifi 23 vjec
14 shtator, 2018
Reparti special RENEA gjate nje shkembimi zjarri ne fshatin Rremas te Divjakes, dështon të arrestoj Orgest Bilbilin dhe Laert Haxhiun, plagoset Haxhi Lika 77 vjec
29 janar 2019
Qëllohet me breshëri kallashnikovi, banesa e Arjan Alicos
1 tetor, 2019
Vritet Besmir Hida
14 dhjetor, 2019
Vritet Enver Borici
10 prill, 2020
Nje polic i repartit Shqiponja,plagosi dhe më pas arrestoi Orgest Bilbilin, ndersa u plagos nje kalimtare e rastesishme…

“Kampionati” vazhdon…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here