Ditën e sotme nga Spitali ‘Shefqet Ndroqi’ vjen një lajm vërtetë i mirë, pasi një paciente 71 vjeçare e infektuar me koronavirus ka dalë nga intubimi ditën e sotme.
Ajo ishte në terapi intensive prej dy javësh, ndërsa sot ka arritur të marrë frymë pa ndihmën e respiratorit.71 vjeçarja vuan edhe nga sëmundje bashkëshoqëruese, por ia ka dalë që të kalojë në frymëmarrje natyrale.
Ky është një lajm vërtet i mirë, pasi personat që janë në respirator dhe me sëmundje shoqëruese janë shumë të rrezikuar.
Ndërkohë në vendin tonë numri i të infektuarve është 467, ndërsa ka patur edhe 24 viktima.









































