Google search engine
Home Bota Numri po rritet me shpejtësi/ “Nuk kemi asgjë për t’u mburrur, çdo...

Numri po rritet me shpejtësi/ “Nuk kemi asgjë për t’u mburrur, çdo gjë po ndryshon për keq”, Putin bën paralajmërimin e fortë

0
348

Në Rusi numri i të vdekurve nga koronavirusi vazhdon të jetë i lartë, po ashtu edhe personat e infektuar është në rritje. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është treguar i ashpër me ekspertët, ku paralajmëroi zyrtarët që të konsiderojnë të gjithë skenarët, sado komplekse dhe te jashtezakonshem, pas vendosjes se gjendjes se jashtezakonshme ne Rusi.

The Guardian raporton sot se Rusia numeroi 2.558 raste të reja të hënën, nderkohe qe zyrtarët shtrënguan kufizimet e levizjes në Moskë. Numri i përgjithshëm mbarëkombëtar ishte 18,328 dhe numri i të vdekurve ishte 148.

Putini u tha zyrtarëve në një video-konferencë se situata “po ndryshonte praktikisht çdo ditë, dhe fatkeqësisht jo për mirë” dhe javët e ardhshme të Rusisë do të ishin “vendimtare”.

“Kemi shumë probleme, nuk kemi asgjë për t’u mburrur dhe nuk duhet patjetër të qetësohemi,” shtoi ai.

Ai u tha zyrtarëve që ata duhet të “konsiderojnë të gjithë skenarët se si do të zhvillohet situata, madje edhe më komplekse dhe e jashtëzakonshme”.

Paralajmërimi i tij erdhi ndërsa numri i infeksioneve globale u rrit në më shumë se 1.92 milione, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të paktën 119.678 njerëz në mbarë botën kanë vdekur, me numrin më të lartë të vdekjeve në SH.B.A. dhe Itali. Rreth 450,000 njerëz janë shëruar.

Numri i vërtetë i te prekurve ka të ngjarë të jetë më i lartë, pas dyshimeve per testimin e kufizuar ne disa vende.

Në videokonferencën, Putini bëri thirrje për masa për t’i dhënë fund mungesës së pajisjeve mbrojtëse për mjekët dhe shtoi se Rusia gjithashtu do të angazhoje ministrinë e mbrojtjes për të ndihmuar nëse është e nevojshme.

Kina ka shprehur gjithashtu shqetësim për përhapjen e virusit në Rusi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here