Është ndarë nga jeta nga një infrakt në zemër aktorja me origjinë franceze Patricia Millardet, aq e dashur edhe për shqiptarët me rolin e saj si Silvia Conti te seriali aq i ndjekur “Oktapodi” me komisar Katanin.
Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë dhe ka ndërruat jetë pasditen e kësaj të hene.
E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e Neë Aquitaine, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.








































