Gjykata e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka pranuar zgjatjen e afateve të paraburgimit, pjesërisht, prej 2 muaj e 15 ditë për personat që kryen grabitjen në Rinas, më 9 prill.
Kjo për shkak të situatës së krijuar si pasojë e COVID 19, që ka futur mbarë vendin në një paralizë totale.
Dy vëllezërit Klement dhe Eldi Çala u arrestuan më datë 20 mars 2020 pas një operacioni ku morën pjesë 300 forca policore.
Ata u kapën në një shtëpi që kishin marrë me qera në Golem, pas një viti në arrati.
Vëllezërve Çala gjithashtu iu sekuestruan armë zjarri, municione, granata, 100 mijë euro dhe 3 automjete.









































