Google search engine
Home Rajoni Kosova Edhe 15 raste të reja me Covid-19, shkon në 377 numri i...

Edhe 15 raste të reja me Covid-19, shkon në 377 numri i të infektuarve në Kosovë

0
383

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 15 raste pozitive me COVID-19.

Gjithsej, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinika Infektive, prej të cilave 15 kanë rezultuar pozitive.

“Sot më 13 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 154 mostra të marra nga Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej pesëmbëdhjetë (15) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet:Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here