Google search engine
Home Aktualitet Atentati ende i pazbuluar i shqiptarit në Kolumbi, Artan Hoxha ‘trondit’ me...

Atentati ende i pazbuluar i shqiptarit në Kolumbi, Artan Hoxha ‘trondit’ me deklaratën: Qindra bashkëpatriotë kanë mbetur përtej oqeanit

0
385

Gazetari Artan Hoxha ka ripublikuar postimin e ekzekutimit e mistershëm në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota të shqiptarit nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji.

“Edhe pas dy vitesh nga kjo ngjarje autoritetet tona nuk dine asgje,….

thjeshte kemi mesuar sefundmi se disa qindra bashkepatriotettane, kane mbetur te bllokuar ne Kolumbi, Ekuator, apo Meksike!!!

Sigurisht nuk flas per ata qe jane te arrestuar apo denuar per trafik kokaine ne burgjet e Amerikes Latine, por per nje grup tjeter qe vertete duan te kthehen, po nuk kane asnje mundesi ta kalojne Oqeanin Atlantik.

Nje i njohur i imi, qe jeton prej disa vitesh ne qytet-portin me te madh te Ekuatorit, Guajakil, ndersa po komunikoja pak ore me pare ne lidhje me shqiptaret e bllokuar ne qytetin e tij, ku koronavirusi po ben namin, me beri nje pyetje.

A mund te me thuash cfare kerkojne keta shqiptare ne Guajakil, ne anen tjeter te botes dhe ne nje vend te varfer me pak rend e siguri per jeten???!!!”, shkruan Hoxha në Facebook.

Statusi i Hoxhës dy vite më parë

Serish nje lajm i keq nga pertej oqeanit Atlantik. Ne Ameriken e Jugut nje tjeter shqiptar ka humbur jeten ne nje atentat. Pas vrasjeve te vitit te kaluar dhe kater atentateve ku viktima ishin shqiptaret ne Guayaquil te Ekuatorit, kete radhe ngjarjet jane zhvendosur ne Kolumbi, vendi nga ku u nis kontenieri me 613 kg kokaine i kapur ne Maminas nje muaj e gjysem me pare. Kete radhe viktima eshte shqiptari nga Borshi i Sarandes, Adriatik Lagji, i ekzekutuar ne kryeqytetin e Kolumbise, Bogota. Policia shqiptare po kerkon informacion nga koleget kolumbiane nese kjo ngjarje ka lidhje me narkotrafikun dhe perfshirjen e shqiptareve ne trafikun e kokaines. Lagji kishte kohe qe jetonte ne kryeqytetin kolumbian Bogota. Dyshimet e policise jane se kjo vrasje ka te beje me luften per territor te grupeve kriminale shqiptare te perfshira ne trafikun e kokaines nga Amerika e Jugut drejt Europes…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here