Google search engine
Home Lifestyle Shëndet A e shpërndajnë mushkonjat koronavirusin? reagon Ministria e Shëndetësisë së Francës, ja...

A e shpërndajnë mushkonjat koronavirusin? reagon Ministria e Shëndetësisë së Francës, ja si qëndron e vërteta

0
363

Ministria e Shëndetësisë së Francës ka rikujtuar se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat, duke parë parasysh vlugun e lajmeve të rreme që po qarkullon në internet.

Institucioni shëndetësor francez, nëpërmjet Twitterit më 8 mars kishte shkruar se koronavirusi nuk mund të transmetohet përmes mushkonjave, meqë është virus respirator, raporton Le Parisien.

Kështu, Ministria e Shëndetësisë e ka parë të arsyeshme, siç bën me dije mediumi fancez, t’ua rikujtojë qytetarëve se koronavirusi nuk mund të përhapet nga mushkonjat.

“Koronavirusit është virus respirator, i cili mund të përhapet vetëm nëpërmjet spërklave dhe kontakti me duart e palara”, shkruhet në cicërimën e llogarisë zyrtare të MSH-së franceze në Twitter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here