Google search engine
Home Lifestyle Prej një muaji i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën aktorit...

Prej një muaji i shtruar në spital, koronavirusi i merr jetën aktorit të madh

0
356

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në mbarë botën dhe numri i viktimave po rritet nga dita në ditë.

Si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën në moshën 87-vjeçare aktori francez Maurice Barrier, i cili luajti role kryesore në veprat e Roselinit dhe Felinit.

Aktori bëri debutimin e tij në kinema në moshën 34 vjeçare me rolin e “D’Artagnan” në filmin “The Taking of Poëer from Louis XIV” në vitin 1966.

Më pas ai kaloi në role kryesore ku shkëlqeu.

Në filmin “Alto biondo…con una scarpa nera” në vitin 1972 të Yves Robert, ai luajti së bashku me Pierre Richard, Jean Rochefort dhe Mireille Darc.

Në vitin 1973 luajti në filmin “Due contro la citta”, me Jean Gabin dhe Alain Delon.

Po në të njëjtin vit ai luajti me aktorët e njohur Marcello Mastroianni, Francoise Fabian dhe Jean Rochefort në filmin “L’idolo della citta”.

Në vitin 1983, Fellini i besoi rolin e Ziloev në filmin “E la nave va”.

Ndër rolet e tij më të njohura është edhe ai në filmin “Alta, bella e periicolosa” në vitin 1985, ku aktroi përkrah Gerard Depardieu, Michel Amount dhe Sigourney Weaver.

Barrier humbi jetën në spitalin Montbard, pasi isht shtruar para rreth një muaji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here