Google search engine
Home Bota Melania me maskë në fytyrë dhe lançon mesazhin që “sfidon” bashkëshortin Trump

Melania me maskë në fytyrë dhe lançon mesazhin që “sfidon” bashkëshortin Trump

0
367

“Vër maskën? Nuk është për mua. Unë nuk mund ta imagjinoj veten time pas asaj tryeze të bukur të Zyrës Ovale”. Kështu deklaroi Donald Trump, duke përsëritur se përdorimi i maskës mbrojtjes nuk është i detyrueshëm, por është ekskluzivisht në baza vullnetare.

Gruaja e tij Melania nuk është i të njëjtit mendim dhe, ndryshe nga presidenti, postoi një fotografi në “Twitter” që e portretizon me një maskë. Pothuajse një gjest i “sfidës” ndaj burrit të saj.

Zonja e parë u bë imazhi i fushatës së ndërgjegjësimit për përdorimin e mbrojtjes dhe në shkrimin e saj bëri një lloj miratimi të udhëzimeve të Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Ajo shkroi se ekspertët këshillojnë që të vini maskën në vendet publike, sidomos kur është e vështirë të ruani distancën e sigurisë dhe përsëriti rëndësinë e distancimit shoqëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here