Mjeku infeksionist Gent Stroni, thotë se sipas tij nuk është koha ende që vedni ynë të aplikojë lehtësimin e masave për koronavirusin.Në një intervistë për Abc News, Stroni ka thënë se është Task-Forca ajo që vendos për masat dhe menaxhimin e situatës, por në këndvështrimin e tij nuk ëhstë ende koha për lehtësim masash sepse në spital ka të shtruar në gjendje serioze.
Juli Xhokaxhi: Ka një paralajmërim se do të ketë një zgjatje të orareve javën që vjen? A janë në kohën e duhur këto lëshime? A na rrezikon kjo?
Gent Stroni: Unë mendoj ndryshe nga task-forca. Rastet që shoh në spital janë rastet serioze, ndërsa task-forca bën një shikim të situatës në të gjitha planet.
A është ky momenti i duhur për lirimin e gjendjes? Në këndvështrimin tim jo. Në këtë luftë kemi gjeneralë, ushtarë kolonelë që bëjnë punën e tyre. Është task-forca ajo që ka në dorë menaxhimin dhe vendos nëse do lirohen masat ose jo.









































