Google search engine
Home Politike Parlament Zbardhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ja se si do të procedohet...

Zbardhet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ja se si do të procedohet në seancën plenare të 16 prillit

0
508

Kuvendi i Shqipërisë përmes një njoftimi për media informon deputetët jashtë grupeve parlamentare për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur një ditë më parë, e cila miratoi programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe grafikun e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

Po ashtu u njoftuan masat mbrojtëse që merren për zhvillimin e seancës plenare të datës 16 prill 2020, ora 10:00.

Në hyrje të Sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësor prezent ne sallë. Punonjësit e Administratës së Kuvendit do të pajisin deputetët me maska e doreza.
Në sallën e seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza.

Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktuar dhe të pajisur me maska e doreza.
Deputetët e pranishëm do të pozicionohen në sallë, llozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe në galerinë e sipërme të sallës.

Seanca plenare do të transmetohet live nga “TVSH”, e cila do të prodhojë sinjal për të gjitha televizionet.

“Konferenca miratoi me konsensus plotësimet në Rregulloren e Kuvendit, për rregullimin e funksionimit te veprimtarisë parlamentare në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe të pandemisë.

Konferenca shqyrtoi dhe miratoi kalendarin  e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 mars – 17 prill 2020, të cilët parashikojnë zhvillimin e seancave plenare në datat 16, 23 dhe 30 prill. 

Në këto seanca do të kenë prioritet shqyrtimi e miratimi i akteve normative me fuqinë e ligjit dhe i projektligjeve që kanë lidhje me pandeminë COVID-19.

Seancat do të zhvillohen me pjesëmarrjen dhe prezencën në sallë të të gjithë deputetëve, me numër dhe kohë të kufizuar diskutimesh, dhe për te zbatuar standartin e distancimit social, për uljen e deputetëve do të shfrytëzohen edhe mjediset e tjera të sallës së seancave plenare”, -thuhet në komunikatën e Kuvendit të Shqipërisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here