Google search engine
Home Bota SHBA, 2035 të vdekur në 24 orë, mbi gjysmë milionë njerëz të...

SHBA, 2035 të vdekur në 24 orë, mbi gjysmë milionë njerëz të infektuar nga koronavirusi

0
377

Janë mbi gjysmë milioni njerëz në SHBA të infektuar nga koronavirusi, sipas Worldometers. Në 24 orët e fundit janë raportuar mbi 2035 të vdekur në të gjitha shtetet, ndërkohë janë 33 752 raste të reja me COVID-19.

Në total, numri i personave të prekur është 502 876. Të shëruar janë 27,314 persona dhe viktima nga koronavirusi 18,747. New Yorku mbetet shteti më i prekur me 172,358 raste. Ndërkohë Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se vendi po afron pikun e infeksioneve me koronavirus dhe se numri i rasteve po sheshohet.

Ai tha gjithashtu se numri i viktimave në SHBA do të jetë më i ulët se 100 mijë, parashikimi i mëparshëm i Shtëpisë së Bardhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here