Google search engine
Home Politike “Kryeministri po fsheh numrin e të vdekurve nga koronavirusi”, drejtoresha e Agjencisë...

“Kryeministri po fsheh numrin e të vdekurve nga koronavirusi”, drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Funerale i përgjigjet deklaratës tronditëse të Sali Berishës

0
380

Drejtoresha e Agjencisë së Shërbimeve Funerale, Rajmonda Shino i është përgjigjur deklaratës tronditëse të ish-kryeministrit Sali Berisha se në Shqipëri po fshihet numri i të vdekurve me koronavirus.

Ajo tha se në mënyrë kategorike nuk mund të ndodhë të fshihet as një vdekje pasi çdo procedurë për varrosjen bëhet me urdhër nga kjo agjenci.

“E kundërshtoj në mënyrë kategorike, absolutisht nga zyrat e shtetit unë raportoj me përgjegjësi maksimale për këto shifra, dhe këto janë fakt, nuk mund të fshihen, se këta të ndjerë janë varrosur kundrejt një regjistri, dhe për vendin e varrimit bëhet menjëherë azhornimi. Procedura është e tillë: Këtu vihet me skedën e vdekjes dhe me lejen e varrimit, çdo mëngjes bëhet regjistrimi në zyrat tona, pasi bëhet pagesa në bankë për shërbimin që ofrojmë ne bëjmë të gjitha regjistrimet ditore, dhe pastaj nxjerrim statistikat.  Absolutisht nuk mund të ndodhë të fshihet gjë sepse ne nxjerrim urdhrin e punës për të gjithë varrosjet, asnjë varrosje nuk mund të bëhet pa kaluar nga kjo drejtori”, u shpreh drejtoresha për Report Tv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here