Google search engine
Home Bota Krizë ekonomike nga COVID-19, 6 mijë makina presin në radhë për ushqim...

Krizë ekonomike nga COVID-19, 6 mijë makina presin në radhë për ushqim falas nga ‘Banka e Ushqimit’, shikoni fotot çfarë po ndodh

0
359

Kriza ekonomike e krijuar nga koronavirusi ka bërë që 6.6 milionë amerikanë të aplikojnë për ndihmë sociale, pasi kishin mbetur pa punë për shkak të masave shtrënguese kundër COVID-19. Në një radhë kilometrike, që në orët e para të natës, rreth 6 mijë familje presin në makinat e tyre për të marrë ushqime falas.

Të gjithë presin hapjen e “Mega Giveaëay”, eventit të bamirësisë së organizuar nga një shoqatë teksane, “San Antonio Bank Food”.

Në eventin e njoftuar përmes rrjeteve sociale, dhe ku duhej të regjistroheshe, do të shpërndahen falas më shumë se 450 tonelata ushqime. Në takimin e djeshëm erdhën qindra makina të paregjistruara, me shpresën që një nga pakot e përgatitura për çdo familje t’i përkiste edhe atyre.

Organizatorët deklaruan se shpërndarja do të ndodhë dy herë në javë, deri sa të zgjasë karantina.

Fruta dhe perime të freskëta, konserva, qumësht, gjithçka është e nevojshme për këto familje, që normalisht mbijetojnë vetëm me rrogën ose me punë të rastit që tashmë nuk kanë. 

Krizë ekonomike nga COVID-19, 6 mijë makina presin në radhë
Krizë ekonomike nga COVID-19, 6 mijë makina presin në radhë
Krizë ekonomike nga COVID-19, 6 mijë makina presin në radhë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here