Google search engine
Home Aktualitet “Kallarati” arreston 31-vjeçarin në Vlorë, metodat speciale e fundosin, ja çfarë i...

“Kallarati” arreston 31-vjeçarin në Vlorë, metodat speciale e fundosin, ja çfarë i gjetën në banesë

0
292

Policia e Vlorës pas një operacioni ka sekuestruar rreth 15 kg lëndë narkotike cannabis sativa ndërkohë që është arrestuar edhe poseduesi.

Polica ka rënë në gjurmët e 31 vjeçarit pasi është vënë në përgjim.

Njoftimi i Policisë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me anë të metodave speciale të hetimit, operacioni antidrogë “Kallarati”.

Sekuestrohen 14 kg e 406 gr. lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sativa.

Vihet në pranga poseduesi.

Strukturat e DVP Vlorë, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën për goditjen e paligjshmërisë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.

Në këtë kuadër, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në kuadër të procedimit penal të ndjekur me anë të metodave speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kallarati”.

Në kuadër të operacionit, i cili u zhvillua në fshatin Kallarat të Vlorës, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. L., 31 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë narkotike cannabis sativa, me peshë totale 14 kg e 406 gr.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here