Google search engine
Home Lifestyle ‘Dua më shumë verë’/ Fotografia e të moshuarës që u bë virale...

‘Dua më shumë verë’/ Fotografia e të moshuarës që u bë virale në SHBA dhe Kanada, gjyshes i plotësohet dëshira

0
406

Pandemia Covid-19 duket se nuk ka arritur dot të mundë shpirtin luftarak dhe humorin e një 82-vjeçareje në Kanada.

E bija, Kelly, ka shpërndarë në Facebook një foto ku shihet Annette Muller pas një dritareje me një shishe bosh vere, teksa mban në njërën anë një karton në të cilin shkruhet: Kam nevojë për më shumë verë!

“Kalova nga shtëpia e sime më, për të parë nëse kishte nevojë për diçka”-shkruan krahas postimit Kelly Muller, e cila jeton shumë pranë Annette-s. “Kur e pyeta se çfarë vere dëshironte, të kuqe apo të bardhë, m’u përgjigj se pak rëndësi kishte, duke shtuar se të gjitha shijohen në të njëjtën mënyrë”-shprehet më tej ajo

Fotografia nuk vonoi shumë të bëhej virale dhe të shihej në disa nga mediat prestigjioze amerikane dhe kanadeze. Ashtu sikurse nuk vonoi që Annette të merrte verën e kërkuar.

82-vjeçarja është mamaja e pesë fëmijëve të tjerë, gjyshja e 13 nipërve dhe mbesave, si dhe stërgjyshe për të katërtën herë.

Risjellim në vëmendje se në Kanada deri më tani numri i rasteve të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 22,148 dhe i të vdekurve në 569.

‘Dua më shumë verë’/ Fotografia e të

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here