Google search engine
Home Politike “Do rrezikonte një shpërthim të ri të virusit, në sallë ka me...

“Do rrezikonte një shpërthim të ri të virusit, në sallë ka me sëmundje kronike”/ Deputeti refuzon seancën e 16 prillit që do mbahet në kushte të pazakonta: Rama më dha vetëm…

0
393

Deputeti i opozitës së re, Andi Përmeti, me anë të një postimi në rrjetin social, ka bërë me dije se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare që do të mbahet këtë të enjte, me 16 prill në kushte të pazakonta për shkak të masave të marra nga COVID-19. 

Përmeti thekson: Dilema ka qene ne rrezikun qe sjell nje seance e tille, jo per mua personalisht por per shqiptaret. Ne nje salle relativisht jo shume te madhe, pa dritare, vetem me ajer te kondicionuar do mbidhen rreth 150 persona. Grumbullimi me i madh qe prej shfaqes se virusit. Disa prej tyre kane kaluar moshen 65 vjec, disa kane kaluar edhe moshen 70 vjec. Disa prej tyre kane semundje kronike, disa prej tyre kane qene ne aktivitet te plote keto dite ne zonat e tyre dhe madje ka ndonje qe edhe ka bere disa mbledhje me grupe njerezish. 

Postimi i plotë:

Dilema per te shkuar apo jo ne seancen e dates 16 prill mori fund kur Edi Rama vendosi te heqe te drejten e fjales.

Keto dite kam menduar gjate se sa e nevojshme eshte seanca e dates 16 prill. Jo ne kuptimin e nevojshmerise se votimit te akteve por te nevojshmerise per tu mbledhur fizikisht. Dilema ka qene ne rrezikun qe sjell nje seance e tille, jo per mua personalisht por per shqiptaret. Ne nje salle relativisht jo shume te madhe, pa dritare, vetem me ajer te kondicionuar do mbidhen rreth 150 persona. Grumbullimi me i madh qe prej shfaqes se virusit. Disa prej tyre kane kaluar moshen 65 vjec, disa kane kaluar edhe moshen 70 vjec. Disa prej tyre kane semundje kronike, disa prej tyre kane qene ne aktivitet te plote keto dite ne zonat e tyre dhe madje ka ndonje qe edhe ka bere disa mbledhje me grupe njerezish. Rreziku i te qenit dikush mbartes pa e ditur dhe me pas trasmetimi ne nje ambient me 150 persona shumica e te cileve do te shperndahen me pas ne zonat e tyre ne gjithe Shqiperine do te rrezikonte nje shperthim te ri te virusit. Personat qe do jene ne ate salle do takojne familjaret. Dikush do shkoje ne market, dikush ne farmaci. Rreziku i perhapjes se Covid-19 te persona qe jetojne ne cdo qytet te Shqiperise rrjedhimisht sjell rrezikun e perhapjes me pas te virusit ne gjithe Shqiperine. Zgjidhja do ishte zhvillimi i seances online.

Gjate ketyre diteve kam menduar mbi nevojshmerine time per te qene prezent ne nje seance te tille per te kundershtuar ndryshimet e pritshme ne Kodin Penal. Ato cmendurite e denimeve me 10 vite burg per personat jo mbartes qe dalin nga shtepia per te kryer pazar. Ne fund te fundit brenda asaj salle une zoteroj fjalen ne foltore dhe voten. Fjala sot mu ndalua nga Edi Rama. Me email zyrtar kuvendi njofton qe 17 deputete te pavaruar kane 5 minuta kohe per te folur. Ne varesi te rregjistrimeve te folesve diku ndermjet 18 sekonda-37 sekonda per te folur. Nje tallje me fjalen e lire. Nje menyre per te mbytur cdo argument te mundshem kunder cmendurive te kryeministrit. E vetmja arsye per te shkuar ne seancen e dates 16 prill, ne nje situate te ngarkuar dhe te rrezikshme ishte kryerja e detyres ndaj qytetareve, ndaj shqiptareve. Edi Rama kete ma ndaloi. Per kete arsye une refuzoj te shnderrohem pa dijenine time ne rrezik per cdo qytetar me te cilin shkembehem ne market a ne farmaci.
Qendrimin tim, fjalen time do e kem publike ketu ne facebook. Ne kete menyre kryej detyren time duke mos rrezikuar askend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here