Google search engine
Home Bota ‘Bën shëtitje dhe sheh filma’/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Boris...

‘Bën shëtitje dhe sheh filma’/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Boris Johnson pas disa ditëve në terapi intensive, e fejuara i dërgon pafund…

0
283

Kryeministri britanik Boris Johnson po e merr veten në kohë rekord pasi ka dalë nga terapia intensive. Sipas mjekëve, ai tanimë është në gjendje të bëjë shëtitje të shkurtra, edhe pse gjendja e tij fizike nuk është optimale.

“Ai ka folur me mjekët dhe ka falëndereruar të gjithë ekipin klinik për kujdesin e jashtëzakonshëm që ka marrë nga ata. Ai dërgoi ngushëllimet e tij për të gjithë viktimat e koronavirusit.”

55-vjeçari e ka shfrytëzuar kohën e tij të lirë për të parë filmat e të preferuar, ndërkohë që po rikuperohet në spital.

Ndërkohë vetëm nuk e ka lënë as e fejuara e tij shtatzënë, Carrie Symonds, e cila gjithë kohës i dërgon mesazhe dhe eko të fëmijës së tyre.

Johnson u dërgua në spital të dielën pasi simptomat e tij u përkeqësuan. Ai u transferua në terapi intensive të hënën në mbrëmje, megjithatë nuk ka përdorur ventilator. Johnson rezultoi pozitiv me koronavirus në 27 Mars, por vazhdoi të punojë nga shtëpia duke infektuar edhe të fejuarën shtatzënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here