“Do t’i zgjasim masat shtrënguese deri më 3 maj, një vendim i vështirë, por i nevojshëm, për të cilin marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, në një konferencë shtypi.
Sipas vendimit të qeverisë, do të rihapen libraritë, kancelaritë dhe dyqanet për fëmijët dhe disa aktivitete prodhuese.
“Nuk mund të hedhim poshtë mundin dhe sforcot e bëra deri tani, sepse do të rrezikonin një rritje të të infektuarve dhe të viktimave”, -tha Conte.









































