Google search engine
Home Aktualitet Përballja me Orgest Bilbilin, flet efektivi i “Shqiponjave” që e plagosi: Më...

Përballja me Orgest Bilbilin, flet efektivi i “Shqiponjave” që e plagosi: Më drejtoi armën dhe unë…

0
454

Një ngjarje e rëndë tronditi paraditen e sotme kryeqytetin, ku mbetën të plagosur dy  persona, Orgest Bilbili, emër i njohur për drejtësinë dhe një vajzë 30-vjeçare.

Ka qenë kapuçi i vënë në kokë në një mot të nxehtë ai që ka tradhtuar Orgest Bilbilin teksa shëtiste i qetë rrugëve të Tiranës.

Efektivi i “Shqiponjave” i kërkoi këtij të fundit autorizimin, ndërsa ai nuk ka zbatuar kërkesën e policit duke u larguar me vrap.

Pas mosbindjes së Bilbilit, polici i është vënë në ndjekje duke i kërkuar të ndalojë, por ai i ka drejtuar dy herë armën.

Në këtë moment, polici ka qëlluar në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë. Nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë që po kalonte rastësisht aty.

Përballjen me Orgest Bilbilin, efektivi i “Shqiponjave” e ka rrëfyer edhe gjatë një takimi me ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Më drejtoi armën dhe unë qëllova në ajër”, ka thënë efektivi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here