Gazetari Elton Qyno ka deklaruar në studion e lajmeve në Report TV,se Orges Bilbili financohej nga disa persona të tjerë për jetën që bënte në Tiranë. Qyno tha se të gjitha pistat janë të hapura dhe se duhen gjetur njerëzit që e kanë financuar të rrezikshmin.
“Të gjitha pistat janë të hapura për të kuptuar se kush e ka ndihmuar financiarisht dhe kush i ka vënë në dispozicion banesë dhe ka financuar veprimtaritë e tij kriminale. Padyshim ka persona që e kanë ndihmuar, pasi nuk mund të ketë vepruar i vetëm në një kohë që ishte i kërkuar nga gjithë policia,”– tha Qyno.








































