Një përplasje me armë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë mes një personi të shpallur në kërkim dhe një efektivi të “Shqiponjave”. Sikurse u raportua qytetari që nuk pranoi të bindej sot drejt Policisë së Shtetit, dhe i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave, është Orges Bilbili
Ka qenë pikërisht ngjarja e ditës së sotme që ka bërë të mundur arrestimin e një prej personave më të kërkuar nga drejtësia.
Sipas ABC News në çantën që mbante ditën e sotme Orges Bilbili janë gjetur dokumente të tjera identiteti dhe një pistoletë.
Ky person tashmë është në prangat e policisë dhe i është nënshtruar një operacioni pasi u plagos në këmbë. Gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë e stabilizuar.









































