Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se polici i cili bëri të mundur arrestimin e Oregest Bilbilit, i dyshuar dhe i akuzuar për një seri ngjarjesh të ndodhura gjatë 8 viteve të fundit në qytetin e Lushnjes ka qenë shumë i guximshëm pasi ai është një person me rrezikshmëri të lartë.
“Në fillim mendova që skuadra operacionale mund të ketë hasur disa drejtime të Orgest Bilbilit. Oficeri i Policisë po ta dinte se me kë kishte të bënte nuk do ta kishte marrë përsipër ta ndiqte i vetëm, por do ta mbante në mbikëqyrje. Nuk e ka ditur që ishte Orges Bilbili, se po ta dinte do ta vëzhgonte nga larg dhe do të kërkonte përforcime. Është rast i rrallë. Por ka dyshuar kur ka future dorën në çantë.
Shpërblimi vetëm për të dhënë informacion për kapjen e tyre është 50 mijë euro. Nuk është e lehtë që ai të zbërthehet, por asnjëherë nuk i dihet. Do zbardheshin një sëri ngjarjesh,”tha Hoxha në abc news.









































