Google search engine
Home Aktualitet Vdes në burgun grek e dënuara me origjinë shqiptare, të burgosurat nisin...

Vdes në burgun grek e dënuara me origjinë shqiptare, të burgosurat nisin revoltën dhe hedhin dyshimet e rënda

0
288

Në burgun e grave në Thivë ka humbur jetën një e dënuar rome me origjinë shqiptare.

Sipas autoriteteve greke, nuk dihen shkaqet e vdekjes së saj, por të dënuarat e tjera në burg protestuan pasi besojnë se ajo ka vdekur nga covid-19.

Të dënuarat e tjera thanë se viktima 42 vjeç, kishte temperaturë ditët e fundit, si dhe shenja të ngjashme me simptomat e covid-19, por ministria e Mbrojtjes se qytetarit thotë se shkaqet janë patologjike, gjithsesi, priten rezultatet toksikologjike të trupit të viktimës.

Trupi është dërguar për ekspertizë. Gjatë natës është shënuar një mini revoltë në burgun e Thivës, ku të dënuarat kanë djegur batanije, por në këtë moment situata është e qetë./TCH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here