Deri tani nga shumë vende të botës ka pasur shifra të ndryshme të bilancit të të infektuarve dhe të vdekjeve në ditë, por asnjëherë si këto të shënuara në SHBA.
Edhe pse ishte vendi ku u përhap më vonë, SHBA-ja po shënon një rritje të frikshme të bilancit të pandemisë.
Sot, sipas faqes “Worldometer”, është regjistruar një numër të infektuarish prej mbi 27 mijë të prekurish nga koronavirusi, si asnjë vend tjetër më parë.
SHBA-ja ka deri tani mbi 460 mijë të infektuar, rreth 16 mijë viktima, me një rritje ditore prej mmbi 1600.









































