Google search engine
Home Politike Drejtesi Olta Xhaçka u kallëzua nga PD-ja për 6 vepra penale, SPAK vihet...

Olta Xhaçka u kallëzua nga PD-ja për 6 vepra penale, SPAK vihet menjëherë në lëvizje për tenderin 1.5 milion euro për ushqimet, nisin hetimet

0
415

Ditën e sotme Prokuria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet lidhur me tenderin e shumëpërfolur të rezervave ushqimore të denoncuar nga Partia Demokratike. Pas kallëzimit është regjistruar çështja penale. Kujtojmë se Partia Demokratike ka dorëzuar në SPAK kallëzimin penal për Ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka, në lidhje me tenderin 1.5 milion euro për ushqimet dhënë një kompanie maqedonase.

PD e akuzon Ministren e Mbrojtjes për 6 vepra penale, në të cilat janë Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike.

Në kallëzimin e PD-së përfshihen edhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave në Ministrinë e Mbrojtjes, shoqëria Eyrovia sh,p,k , me administratot Emir Shefiti dhe Xpert System me adminsitrator Renald Gova. Kallëzimi penal mban firmën e sekretarit të përgjithshëm Gazment Bardhi.

“Kjo kompani, ka shtuar në objektin e veprimtarisë së saj ‘tregtimin e ushqimeve’  vetëm 6 ditë përpara se të shpallej tenderi. 1- Si e indetifikoi Ministria e Mbrojtjes kompaninë EUROVIA, që vetëm 6 ditë përpara tenderit kishte ndryshuar objektin e veprimtarisë, për t’i dërguar Ftesën për Ofertë në një tender pa garë dhe me negocim të drejtëpërdrejtë? 2- Çfarë ekperience kishte kjo kompani kompjuterash në tregun e shitjes së ushqimeve, që u përfshi në listën e kompanive që duhet t’i dërgohej Ftesa për Ofertë?”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e PD.

Vetë Xhaçka është shprehur se e mirëpret kallëzimin penal te PD dhe inkurajon SPAK që ta hetojë me përparesi këtë akuzë sepse sipas saj sot qytetarët kanë shumë nevojë për qartësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here