Google search engine
Home Politike Drejtesi Koronavirusi, pas KPK dhe KPA, edhe Komisioneri Publik ndërpret veprimtarinë, shtyhen ankimimet...

Koronavirusi, pas KPK dhe KPA, edhe Komisioneri Publik ndërpret veprimtarinë, shtyhen ankimimet e vendimeve

0
387

Situata e krijuar nga COVID-19 dhe akti normativ i miratuar nga qeveria për mbylljen e institucioneve ka vënë në kolaps drejtësinë. Përveç pezullimit të seancave gjyqësore, edhe komisionet e vetingut janë pezulluar si pasojë e pandemisë globale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit kanë njoftuar se në zbatim të aktit normativ, nuk do të ketë asnjë seancë dëgjimore me njerëzit e drejtësisë, deri në një njoftim të dytë nga ana e institucioneve përkatëse. Kjo ka sjellë që shumë seanca që ishin parashikuar, janë shtyrë për në një moment tjetër.

Por duke qenë se komisionet e rivlerësimit kanë pezulluar veprimtarinë e tyre, kjo ka sjellë që edhe Institucioni i Komisionerit Publik të marrë të njëjtin vendim. Duke qenë se ky i fundit monitoron seancat dëgjimore të KPK dhe ankimon vendimet e tyre në KPA nëse vëren dyshim, tashmë me pezullimin e seancave nuk ka asnjë vendim që mund të shqyrtojë. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Komisioneri Publik bën me dije se nuk do të ketë asnjë ankimim, duke zbatuar kështu edhe aktin normativ të qeverisë. “Institucioni i Komisionerëve Publikë njofton se, bazuar në Aktin Normativ nr. 9, datë 25.3.2020, deri në përfundim të gjendjes së epidemisë shkaktuar nga përhapja e COVID-19, pezullohen të gjitha afatet për paraqitjen e ankimeve nga ana e këtij institucioni”, thuhet në njoftimin e Komisionerit Publik.

Por tashmë pritet se kur do të mbaroj gjendja e emergjencat e shkaktuar nga pandemia globale, që komisionet e vetingut ti rikthehen punës dhe të vijojnë me kontrollin e njerëzve të drejtësisë, si dhe të marr masat e duhura për ata që nuk kalojnë fazat e rivlerësimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here