Google search engine
Home Lifestyle “Kolegu më shprehu dashurinë”, moderatorja e ‘Top Channel’ flet hapur dhe tregon...

“Kolegu më shprehu dashurinë”, moderatorja e ‘Top Channel’ flet hapur dhe tregon se si ka reaguar

0
372

Moderatorja Fjoralba Ponari ka qenë tepër aktive në llogarinë e saj në Instagram në këto ditë izolimi.

Ajo ka qëndruar në kontakt me ndjekësit dhe përveçse është futur herë pas here në video live, ka zhvilluar gjithashtu “mini-intervista” në InstaStory.

Së fundmi, moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj një situatë të sikletshme që i ka ndodhur në punë, pasi kolegu dhe miku i saj prej kohësh i ka shprehur hapur dashurinë.

Për më tepër, personi në fjalë kishte familje, ndaj Fjoralba “i ka treguar vendin” me përgjigjen e saj.

“Si do të reagoje ti ndaj një kolegu që pas shumë kohë miqësie shpreh ndjenjat, ndërkohë që është me familje.”- e pyet dikush.

“Jam ndodhur në të njëjtën situatë të sikletshme dhe i kam thënë t’i mbledhë pëllumbat nga i ka shpërndarë e t’i vërë kyçin kafazit.”- është përgjigjur moderatorja, pa treguar më tepër detaje rreth kësaj historie.

“Kolegu më shprehu dashurinë”, moderatorja e 'Top
“Kolegu më shprehu dashurinë”, moderatorja e 'Top

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here