Google search engine
Home Aktualitet Keni tejkaluar afatin 90 ditor në Greqi? Çfarë duhet të bëni që...

Keni tejkaluar afatin 90 ditor në Greqi? Çfarë duhet të bëni që të mos penalizoheni

0
351

Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Greqi me leje 90 ditore, që nuk do penalizohen për shkelje të pavullnetshme të afatit.

Ambasada greke njofton se personat duhet të kenë me vete:

1- Pasaportë të vlefshme

2- 2 fotokopje të pasaportës

3- Dy fotografi tip pasaporte

4- Kërkesën për shtyrje afati të qëndrimit në zonën Shengen (plotësohet pranë sportelit)

5- Deklaratë e personit që siguron strehim (plotësohet pranë sportelit)

6- Lejen e qëndrimit dhe pasaportën, ose kartën greke  të identitetit të personit që garanton shpenzimet.

7- Vleren monetare prej 50 euro për ditë qëndrimi të personit të interesuar (vlera e parave vetëm tregohet dhe nuk përbën garanci dhe nuk mbahet në asnjë rrethanë prej autoriteteve)

8- Dokument që vërteton vendin e banimit të garantuesit (fletën e zyrës së financës E3).

9- Sigurim shëndeti në udhetim (pranohet edhe në email)

10 -Një numer telefoni ose email për kontakt emergjence.

Policia sqaron se rastet verifikohen një nga një dhe personi i interesuar njoftohet prej autoriteve direkt ose brenda 24 orëve për ecurinë e kërkesës së tij. Autoritet greke besojnë se në vend ndodhen të izoluar dhe pa mundësi të largohen, më shumë se 5000 shtetas shqiptarë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here