Mjeku i njohur Tritan Kalo ka thënë mbrëmjen e sotme se Ambasadori i Shqipërisë në Japoni po përpiqet të sjellë në vendin tonë aviganin, një preparat që përdoret për kurimin e covid-19.
“Ambasadori jonë në Japoni po përpiqet të sjellë në Shqipëri aviganin. Është një preparat që ka dhënë shumë efekt dhe ne duam ta përdorim në Shqipëri”, u shpreh Kalo në një intevistë për Eni Vasilin.









































