Italia drejt mbylljes deri më 3 maj, shtyhet afati i masave shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit.
“Nuk jemi në kushtet, për momentin, për të hapur aktivitetet prodhuese, sepse do të rrezikoni ngritjen e kurbës së të infektuarve dhe të hidhnim poshtë të gjitha sakrificat e bëra deri tani”. Kështu deklaroi kryeministri italian Giuseppe Conte, në lidhje me zgjatjen e bllokimit.
Me një qarkore të re, qeveria forcon kontrollet për pashkë, duke u kërkuar forcave të policisë të kushtojnë vëmendje të veçantë për mos të lejuar që italianët të shkojnë nëpër shtëpitë e dyta, ose në zona pushimi.









































