Serbia po hyn në shtetet me rastet më të shumta, pasi vetëm në 24 orë janë regjistruar 219 raste të reja të prekur nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 2666.
Sipas autoriteteve shëndetësore, janë shënuar edhe 4 të vdekur, duke shkuar gjithsej në 65 viktima.
Sipas të dhënave, 219 rastet e reja pozitive me Covid-19 dolën pas kryerjes së 1135 testeve.











































