Google search engine
Home Bota Për një postim… E pëson kryebashkiakja që foli keq për kryeministrin, merren...

Për një postim… E pëson kryebashkiakja që foli keq për kryeministrin, merren masa ndaj saj

0
321

Një kryebashkiake e Laburistëve në Britani u përjashtua nga partia pasi tha se Boris Johnson ‘plotësisht e meriton betejën e tij në kujdesin intensiv me koronavirusin. Ajo gjithashtu është pezulluar nga puna dhe do të përballet me një seancë disiplinore.

Këshilltarja Sheila Oakes, e cila aktualisht është kryebashkiake e Heanor në Derbyshire, punon në një firmë juridike në Nottingham, të cilët u distancuan nga komentet e saj të forta.

Në përgjigje të disa ankesave nga publiku, “VHS Fletchers” u shpreh përmes mediave sociale: “Partnerët e firmës nuk ndajnë të njëjtat mendime të shprehura nga Znj Oakes. Lajmet për z. Johnson janë jashtëzakonisht të trishtueshme dhe ne bashkohemi me kombin duke i uruar atij një shërim të shpejtë. Mendimet tona janë me të, familjen e tij dhe me të gjithë të tjerët që janë prekur nga ky virus i tmerrshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here