Google search engine
Home Rajoni Kosova Ndodh edhe kjo! Si iku nga QKUK-ja i prekuri me koronavirus, mjekët...

Ndodh edhe kjo! Si iku nga QKUK-ja i prekuri me koronavirus, mjekët e mbanin të izoluar, por ai largohet nga spitali (DETAJET)

0
351

Gjatë ditës së hënë rreth orës 11:00, një person i moshës 51 vjeçare kishte kërkuar ndihmë në Klinikën Emergjente të QKUK’së, pasi që kishte marrë lëndime të krahut derisa ishte në punë. Por, me të mbërritur në Emergjencë, përveç thyerjes së krahut, mjekët kishin vërejtur tek ai edhe shenja se mund të ishte prekur me Covid 19, apo koronavirus.

Personin në fjalë, i cili sot u konfirmua edhe zyrtarisht se është i prekur nga Covid 19,  mjekët e emergjencës dje e kishin izoluar në dhomat e veçanta, i ishin marrë testet për t’a vërtetuar virusin në trupin e tij. Por pacient i prekur nga koronavirusi në Kosovë është larguar nga spitali. 

Mjekët e kishin lajmëruar policinë e Kosovës se personi në fjalë nuk gjendej në Klinikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here