Kryeministri britanik, Boris Johnson është shtruar në spitalin “Shën Tomas”, në Londër, për t’u monitoruar nga afër gjendja e tij shëndetësore, pas prekjes nga Covid-19.
“Downing Street” bëri të ditur se ai nuk po punonte, por mund të kontaktonte ata që duheshin.
Sipas Qeverisë, rishikimi i rregullave të bllokimit do të vijonte ashtu siç ishte planifikuar, për javën e ardhshme, por njerëzit duhet të “përmbahet” me masat në këtë kohë kritike.
Ndalimi i tubimeve publike të më shumë se dy personave dhe mbyllja e dyqaneve që shesin mallra jothelbësore ishin ndër seritë e kufizimeve të njoftuara nga z. Johnson më 23 mars, për të trajtuar përhapjen e koronavirusit.
“Downing Street” bëri të ditur se një lehtësim i rregullave mund të konsiderohej pas rreth tre javësh, siç ishte parashikuar, nëse gjithçka shkon mirë dhe piku arrihet para këtij afati.








































