Një sherr mes dy personave në Orikum të Vlorës ka përfunduar në një përleshje me sende të forta dhe më pas me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 11:20, ku një person ka mbetur i plagosur me mjete të forta.
Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa sipas burimeve në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja.








































