Google search engine
Home Aktualitet I dënuar për prostitucion dhe trafikim droge, arrestohet i shumëkërkuari i rrezikshëm...

I dënuar për prostitucion dhe trafikim droge, arrestohet i shumëkërkuari i rrezikshëm nga Vlora

0
307

Pas një operacioni ‘blic’, Policia e Vlorës ka arrestuar mëngjesin e sotëm një të kërkuar ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi në Itali.

Mësohet se bëhet fjalë për 54 vjeçarin Edmond Makri (Aliko), i cili është dënuar me 12 vite e 8 muaj burgim në vitin 2013 në Itali.

Sakaq, bëhet me dije se mbi Makrin rëndojnë akuzat ‘Shfrytëzim prostitucioni’, ‘Trafikim të narkotikëve’ dhe ‘Migracion Klandestin’.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Interpol Tirana ka finalizuar me sukses një operacion gjatë së cilit u arrestua një person, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacionit “Kumia” u arrestua me qëllim ekstradimi në Itali, Edmond Makri (Aliko), 54 vjeç, i dënuar në shtetin fqinj për disa vepra penale.

Gjykata e Apelit në Aquila e ka dënuar këtë shtetas me 12 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni dhe migracion klandestin”

Duket se masat shtrënguese dhe të karantinimit kanë ndihmuar dhe në punën e Policisë së Shtetit, pasi shumë të kërkuar janë arrestuar në shtëpitë e tyre, ku qëndrojnë nga frika e koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here