Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson po lufton me jetën në terapinë intensive, pasi është infektuar nga virusi vdekjeprurës COVID-19.Për kryetaren e Bashkisë së Derbyshire kjo fatkeqësi që i ka rënë Johonson është e gjitha e merituar.
“Më falni, por ai e meriton plotësisht këtë dhe është një ndër kryeministrat më të këqij që kemi pasur ndonjëherë”, ka shkruar Sheila Oakes në një koment në “Facebook”.
Pas kritikave të shumta, kryetarja kërkoi falje dhe pranoi që komenti i saj ishte një gabim.
“Unë nuk mendoja se ato që thashë do të mërzisin kaq shumë njerëz. Ajo që thash ishte diçka jo e këndshme për t’u thënë”, tha ajo. “Unë jam e shqetësuar për infermierët dhe mjekët që nuk kanë pajisje mbrojtëse . Thashë diçka sepse isha e zemëruar pa menduar për kryeministrin ose familjen e tij.”
Drejtuesi i grupit të Punës në Amber Valley, Chris Emmas-Williams, tha për mediat se do të kishte një hetim mbi sjelljen e Oakes.
“Kjo sjellje është plotësisht e papranueshme dhe nuk është ajo për të cilën është krijuar Partia e Punës“, tha ai. “Unë nuk i kam bërë komentet, por ndjehem si udhëheqës i grupit të Punës, gjithashtu duhet t’i kërkoj falje edhe Boris Johnson dhe familjes së tij dhe i urojmë shërim të shpejtë, sepse ne kemi nevojë për të gjithë për të luftuar këtë sëmundje”, shkruan “The Guardian”.








































