Google search engine
Home Bota Rajoni Bullgaria mbyll kufijtë me vendet jo të BE-së, nis prodhimin e ilaçeve...

Bullgaria mbyll kufijtë me vendet jo të BE-së, nis prodhimin e ilaçeve kundër malaries

0
351

Në Bullgari, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 16 raste të reja me të infektuar nga koronavirusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 581. Që prej ditës së djeshme ka pasur një tjetër vdekje (një burrë 36-vjeçar), i cili e çon totalin në 23, me një moshë mesatare 65 vjeç (3.9% e të sëmurëve).

213 pacientë janë shtruar në spitalet në vend, 21 prej të cilëve janë në kujdes intensiv. 32 janë të infektuar me personel mjekësor (5.5% të rasteve).

Bullgaria ka mbyllur kufijtë e saj me vendet jo të BE-së nëpër të gjitha pikat e kontrollit të vendit. Masa vlen për kufijtë me Turqinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë dhe do të mbetet në fuqi deri më 17 prill.

Ky ndalim nuk vlen për shtetasit e shteteve anëtare të BE-së dhe familjet e tyre. Televizioni shtetëror “BTV” raportoi se Bullgaria po fillon të prodhojë ilaçe të bazuara në klorokinë dhe hidroksilkolinë, e njohur për kurimin e malaries, e cila do të kishte një efekt pozitiv në trajtimin e pacientëve Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here