Google search engine
Home Bota Video/ Tani është në gjendje të rëndë shëndetësore por Boris Johnson iu...

Video/ Tani është në gjendje të rëndë shëndetësore por Boris Johnson iu jepte dorën qëllimisht të infektuarve. Zbardhet deklarata e pazakontë dhe veprimi i tij

0
309

Në një kohë shumë të vështirë që po kalonte gjithë bota, i vetmi lider europian, Boris Johnson, nuk mori asnjë masë parandaluese në përhapjen e virusit vdekjeprurës, kjo vinte në një kohë ku Italia dhe Franca nuk kishte më vende për morgje.

Ai ishte kundra izolimit dhe shprehej se imuniteti duhej fituar në tufë, si e vetmja mënyrë për të fituar luftën ndaj Koronavirusit.Mirëpo kur numri i të infektuarve dhe viktimave në Britani nisi të rritej ai dha urdhër për mbylljen e qarkullimit, një vendim që u konsiderua i vonuar nga populli i tij dhe jo vetëm.

Në një deklaratë për mediat me datë 3 Mars, Boris ka treguar se iu ka dhënë dorën qëllimisht pacientëve me Koronavirus pasi virusi nuk do e ndalonte të përshëndeste pacientët në spital.

Ai ka konfirmuar se është izoluar që të premten e 27 Marsit. Johnson është infektuar nga Koronavirusi që prej 10 ditësh. Simptomat e tij janë përkeqësuar dhe pasditen e djeshme ka kaluar në terapi intensive. Sekretari i jashtëm Dominic Raab do të marrë përsipër detyrat e tij për aq kohë sa ndodhet në spital, sipas një njoftimi nga qeveria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here