Google search engine
Home Ekonomi Tregu valutor më ‘i qetë’, euro nis javën me një rënie të...

Tregu valutor më ‘i qetë’, euro nis javën me një rënie të fortë. Ja me sa u këmbye sot

0
295

Monedha e përbashkët ka vijuar tendencën zbritëse edhe gjatë ditës së djeshme në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, java u hap me euron që u këmbye me 125.44 lekë, me një rënie të fortë prej 1.1 lekësh, në raport me fundin e javës së kaluar.

Që kur arriti të hënën e një jave më parë në mbi 131 lekë, niveli më i lartë në dy vjet, kursi është qetësuar ndjeshëm. Në një javë monedha e përbashkët ka rënë me 5.5 lekë, duke iu afruar niveleve të mesit të marsit.

Euro u rrit me shpejtësi pas datës 19 mars, pasi ndalimi i fluturimeve bllokoi dhe furnizimin me valutë për bankat, çka çoi në mbiçminin artificial të euros dhe valutave të tjera.

Me zgjidhjen e këtij problemi, pasi bankat arritën të siguronin transportin, tregu u qetesua dhe u shmangën dhe elementët spekulativë të vërejtura ditët e para të rritjes së euros.

Sot shënuan rënie pothuajse të gjitha valutat e tjera. Dollari zbriti në 116 lekë, me një rënie ditore prej 0.8 lekësh.

Në rënie është dhe diferenca në shitblerje që ofrojnë agjencitë e këmbimit valutor, në shitje dhe blerje, me dy lekë (rreth 124 lekë në shitje me rreth 126 lekë në blerje), nga rreth 5 lekë që ishte në ditët kur euro u rrit ndjeshëm.

Gjithsesi diferenca mbetet larg ditëve të zakonshme kur ajo luhatet në 0.5 deri në 1 lekë.

Në këtë situatë të paparashikueshme, aktorët e tregut pohojnë se është e pamundur të bëhen parashikime se si do të jetë ecuria e valutave në të ardhmen./ Monitor

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here