Google search engine
Home Bota Situata e rënduar në SHBA nga Covid-19, Trump bën lëvizjen që nuk...

Situata e rënduar në SHBA nga Covid-19, Trump bën lëvizjen që nuk pritej

0
366

Presidenti Donald Trump është shprehur se ka zhvilluar një bisedë “shumë miqësore” me ish nënpresidentin Joe Biden të hënën. Kërkesa ishte bërë nga zoti Biden, kandidati kryesor demokrat për president për të diskutuar rreth mënyrës se si qeveria po e trajton krizën e koronavirusit.

“Patëm një bisedë vërtet të mrekullueshme, të ngrohtë”, tha Presidenti Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Ai më shpjegoi pikëpamjen e tij, unë e kuptova plotësisht këtë, dhe ne thjesht patëm një bisedë mjaft miqësore,” tha ai.

Biden, i cili po kërkon emërimin e partisë së tij për t’u përballur me zotin Trump në zgjedhjet e 3 nëntorit, paraqiti disa sugjerime për veprimet që mund të ndërmarrë administrata për të trajtuar pandeminë e koronavirusit,” tha zëvendësdrejtorja e fushatës së zotit Biden, Kate

Bedingfield, në një deklaratë mbi këtë bisedë të pazakontë midis rivalëve për Shtëpinë e Bardhë. Ajo tha se ishte “një telefonatë e mirë”.

Kandidati Biden ka bërë kritika gati të përditshme për trajtimin nga presidenti të krizës së koronavirusit në intervista dhe fjalime të fushatës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here