Google search engine
Home Lifestyle “Shqiptarët kanë ‘gjak blu’”, Sazan Guri befason me atë që tregon: Ja...

“Shqiptarët kanë ‘gjak blu’”, Sazan Guri befason me atë që tregon: Ja pse ne do ta kalojmë lehtë koronavirusin! (ARSYET)

0
362

Ambientalisti Sazan Guri shprehet se shqiptarët do ta kalojë lehtë koronavirusin dhe arsyeja që ai jep është e pazakonte.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘360 gradë’, Guri deklaroi se shqiptarët trashëgojnë që prej 25 mijë vjetësh, “gjak blu”, “gjak faraonik”, të cilët sipas tij janë ndryshe “nga gjaqet e tjera”.

Duke vijuar me shpjegimin e tij “të rrallë”, Guri theksoi se 47% e shqiptarëve janë me gjak zero negativ.

Sipas tij, ky grup gjaku të bën të jesh më imun dhe më të mbrojtur ndaj viruseve.

 “Qysh 25 mijë vjet më parë, shqiptarët trashëgojnë të njëjtin gjak, zero negativ apo zero pozitiv, gjak faraoni, gjak blu dhe këto formula që ka shqiptari në gjakun e vet, të studiuara dhe zbuluara nga institucionet kroate, suedeze, austriake, besoj se shqiptari do ta kalojë shumë herë më lehtë, duke qenë se është një gjak më historik.

Duke qenë se shqiptarët janë 47% me gjak zero negativ, janë më të mbrojtur dhe historia i ndihmon në ADN-në e vet.

Sado i ndryshëm të jetë virusi i tanishëm, virusi helm është prapë, këto helme gjaku zero negativ, në historinë 25 mijë vjeçare, i ka kaluar dhe ka ADN-në e vetë më ndryshe nga gjaqet e tjera”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here