Shkencëtarët amerikanë bëjnë zbulimin e rëndësishëm paralajmërues për koronavirusin: Dhimbja e kësaj pjese të fytyrës mund të jetë simptomë e COVID-19!

0
324

Një shkencëtar i të dhënave ka pohuar se rezultatet e kërkimit në Google nga e gjithë bota mund të jenë thelbësore për përcaktimin e simptomave të koronavirusit të pazbuluar, raporton New York Times.

Seth Stephens-Davidowitz shpjegoi se si kërkimet në Google për “humbje e ndjesisë së nuhatjes” përafrohet me numrin e rasteve pozitive të koronavirusit, dhe ai beson se dhimbja në sy mund të jetë një tjetër sinjal jozyrtar i sëmundjes.

Shumica e studiuesve tani pajtohen se humbja e ndjesisë së nuhatjes dhe të të shijuarit është një simptomë e Covid-19, që prek deri në 60% të atyre që kontraktojnë sëmundjen.

Shkencëtari parashikoi se Ekuadori mund të bëhet epiqendra e re e koronavirusit, bazuar në kërkimet në motorin kërkimor.

“Në mënyrë të dukshme, kërkimet në lidhje me dhimbjet në sy u katërfishuan përgjatë mesit të shkurtit dhe marsit në Spanjë. Në Iran u rritën për 50 për qind”, u shpreh ai.

Në Itali, kërkimet për djegie të syve u rritën pesë herë më shumë në mars, raporton New York Times.

Megjithatë, i gjithë ky pohim ende nuk ka ndonjë bazë shkencore mbështetëse, deri më tani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here