Google search engine
Home Bota Shifra dramatike! Regjistrohen mbi 1400 të vdekur në ditë, Franca kalon pragun...

Shifra dramatike! Regjistrohen mbi 1400 të vdekur në ditë, Franca kalon pragun e 10 mijë viktimave

0
305

Autoritetet shëndetësore franceze publikuan bilancin e përditshëm të pandemisë, që sa vjen dhe bëhet më i rëndë.

“7091 njerëz kanë vdekur në spital që nga 1 marsi, 82% e këtyre vdekjeve te njerëzit mbi 70 vjeç”, tha përgjegjësi për shëndetësinë Jérôme Salomon. Në 24 orët e kaluara, gjithsej 597 vdekje janë regjistruar në spitale.

Në shtëpitë e të moshuarve dhe institucionet mjekësore-sociale, numri i të vdekurve është 3237 që nga fillimi i epidemisë. 820 vdekje shtesë janë regjistruar në këto institucione që prej ditës së djeshme.

Franca kalon pragun e trishtë të 10 mijë vdekjeve, duke regjistruar 10.328 viktima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here