Google search engine
Home Politike Rama-Meta zyrtarisht në paqe, kryeministri: Jemi në dakordësi të plotë me presidentin,...

Rama-Meta zyrtarisht në paqe, kryeministri: Jemi në dakordësi të plotë me presidentin, po na ndihmon në luftën ndaj Covid-19

0
336

Kryeministri Edi Rama u ka vënë kapak zërave se po arrihet një periudhë paqeje mes tij dhe presidentit Ilir Meta.

Ky i fundit është distancuar tërësisht nga sulmet dhe në shumë raste nuk kanë munguar elozhet ndaj qeverisë. Dje ishte shefi i qeverisë ai që tregoi qartë se marrëdhëniet mes tyre duket se po shkojnë drejt normalitetit. “Presidenti ka bërë detyrën e tij. Ka thënë gjërat e duhura për njerëzit. Ka ndihmuar me sa ka pasur mundësi dhe faktikisht, sa i takon kësaj lufte, nuk kam absolutisht asgjë që nuk jam në dakordësi me presidentin”, tha ai.

Duke folur në një intervistë televizive ai u pyet dhe për marrëdhëniet me opozitën. Kjo e fundit po bën politikë me situatën dhe sipas shefit të qeverisë, ky është fati i keq i shqiptarëve. “Me opozitën nuk kam si të jem në dakordësi. Është fatkeqësi kombëtare që dhe në këtë luftë të vazhdojë avazi i vjetër dhe pllaka e gramafonit të mos ndryshojë asnjë ditë. Është fatkeqësi që asnjë vend tjetër nuk e ka. Është taksirat i yni dhe i këtij populli”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here