Google search engine
Home Politike Rama jep lajmin e mirë në mesnatë: 15 pacientë të tjerë shërohen...

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë: 15 pacientë të tjerë shërohen nga koronavirusi

0
371

Kryeministri Rama njofton se edhe 15 pacientë të tjerë janë shëruar nga koronavirusi mbrëmjen e sotme.
“LAJM I MIRË: 15 TË SHËRUAR SOT”, shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në Facebook, ndërkohë që ky lajmërim është kthyer në një “traditë” për të pasi çdo mbrëmje në prag të mesnatës është ai që jep lajmin për numrin e të shëruarve nga koronavirusi.

Në vendin tonë janë konfirmuar pozitiv sipas përditësimit të sotëm të shifrave zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, 377 persona, prej të cilëve 22 kanë humbur jetën dhe 131 të tjerë janë shëruar, bashkë me shifrat e sotme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here