Google search engine
Home Politike “Nuk morëm shpërblimin e premtuar nga qeveria”, Rama u përgjigjet mjekëve dhe...

“Nuk morëm shpërblimin e premtuar nga qeveria”, Rama u përgjigjet mjekëve dhe infermierëve në Lezhë: Unë e kam thënë shqip se kush do paguhet 1000 €, kush ngatërrohet…

0
327

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar mjekët që protestuan në Lezhë se premtimi i tij për të dhënë 500-1000 euro shpërblim do të jetë vetëm për ata që janë në vijën e zjarrit dhe jo të të gjithë bluzave të bardha në spitalet në vend.

Edi Rama shkruan:

“Unë e kam thënë shqip që do të paguajmë 1000€ mbi pagën për mjekët e infermierët në Vijën e Zjarrit! Kush ka ngatërruar vijën e zjarrit në spitalet Covid e në autoambulanca, me detyrën e bluzës së bardhë në territor, duhet të kthjellohet e të mos turpërojë bluzën e bardhë! Kush i nxit nga jashtë kërkesat për shpërblime pa asnjë sens bën politikën e mbrapshtë që ka bërë gjithnjë dhe do ndëshkohet nga populli, kush nga brenda bëhet mashë politike cënon misionin e shenjtë e moralin e bluzave të bardha në këtë luftë dhe nuk do të justifikohet në vijim!”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here