Numri i të prekurve me koronavirus më Fier, sipas statistikave zyrtare të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë ka arritur në 26.
Pas konfirmimit të tre rasteve pozitive me Covid 19 në lagjen ‘15 Tetori’ në Fier, tashmë i gjithë pallati është në karantinë.
Ditën e djeshme ka qenë një arsimtare që pas testimit ka rezultuar pozitive, ndërkohë edhe një çift të moshuarish që ndodhen në spital.
Të gjithë banoreve të pallatit u është bërë thirrje që të qëndrojnë brenda në banesë.









































